Fratini flet sot në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot në orët e pasdites një seancë solemne me rastin e vizitës në Kosovë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini.
Deputetëve dhe mysafirëve të ftuar do t'u adresohet me një fjalë rasti ministri Fratini.
Paraprakisht, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e pret Fratinin dhe delegacionin italian që e shoqëron.