Frattini: Integrimi i Ballkanit Perëndimor deri më 2014

Shndërrimi i rajonit Adriatik dhe Jonit në një makro-rajon deri në vitin 2014 do të çonte integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka deklaruar shefi i diplomacisë italiane Franco Frattini.
Ai këto komente i bëri të mërkurën në Ankona të Italisë, pas takimit të shefave të diplomacive të iniciativës Adriatik-Jon, qëllimi i së cilës është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor i vendeve anëtare të këtij grupi dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
“Plani ynë ambicioz është shndërrimi i Adriatikut dhe Jonit në një makro-rajon deri në vitin 2014”, ka thënë Frattini, transmeton Kosovapress.
Ai ka shtuar se Greqia, Sllovenia dhe Italia janë të gatshme të zhvillojnë të gjitha kontaktet e mundshme në nivel evropian, në mënyrë që të promovojnë me të gjitha institucionet e BE-së, strategjinë evropiane për rajonin e Adriatikut dhe të Jonit.
Strategjia do të koordinohej nga Bashkimi Evropian, ndërsa është e domosdoshme, sipas fjalëve të Frattinit, që të drejtohen më mirë mjetet financiare të unionit, të dedikuara për Ballkanin Perëndimor.
Takimi ministror ka përfunduar me miratimin e dokumentit në të cilin nënvizohet nevoja e krijimit të kushteve politike dhe institucionale, për të përmbyllur sa më me sukses procesin e përafrimit me BE-në të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Dhjetë vjet pas krijimit të iniciativës, miratimi i deklaratës në Ankona konfirmon se e ardhmja e Evropës Juglindore është në BE dhe nënvizohet rëndësia e përshpejtimit të procesit të integrimit me hapa konkretë, sikurse ajo e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën”, ka thënë Frattini.
Ai ka vlerësuar se iniciativa e Adriatikut dhe Jonit ka ndihmuar në daljen nga “era e konflikteve dhe kundërshtimeve në erën e dialogut dhe të bashkëpunimit”.
Konferenca për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet në qershor në Sarajevë, sipas Frattinit, dëshmon se forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE janë dy anë të të njëjtës medalje.