E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Maxhoranca po inskenon procese fallco

Kryetari i PLD-së Spartak Ngjela u shpreh se maxhoranca po inskenon procese fallco. Duke folur në protestën e opozitës Ngjela theksoi theksoi se përballja me të vërtetën e bën maxhorancën që të inskenojë procese fallco.
"Greva bashkohet me bllokimin e këtij shteti dhe i kërkon që të zgjidh krizën dhe nëse nuk e bën këtë atëherë iu takon juve që ta zgjidhni pasi ka bllokuar zhvillimin e vendit" theksoi Ngjela.
Gjithashtu Ngjela theksoi se grevistët po mbajnë kolonën e madhe për të shporrur uzurpatorët e pushtetit.
Ndërkohë deputetë të opozitës të cilët që nga mbrëmja e 30 prillit ndodhen në grevë urie kritikuan ashpër tubimin e mbajtur sot para Bashkisë së Tiranës, nga disa persona të cilët u konsideruan si "punonjës të administratës të detyruar për të bërë antimiting nga kryerja e Kuvendit Jozefina Topalli".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›