E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini e Lambrinidis takim me zyrtaret e larte

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis pas mbërritjes në Tiranë realizuan takimin e tyre të parë  me ministrin e Jashtëm  Edmond Haxhinasto.  Ata kanë theksuar  në këtë takim  se pas situatës së re politike në vend  presin rezultate konkrete. Ata kanë kërkuar angazhimin konkret të të gjitha forcave politike për të përmbushur reformat që  afrojnë integrimin e shpejtë  të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Gjithashtu dy ministrat kanë deklaruar se Italia dhe Greqia mbështesin integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Nga ana e tij ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën e integrimit. Ministrat  Fratini dhe Lambrinidis u takuan edhe me kryeminsitrin Sali Berisha, kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama  presidentin Bamir Topi. Vizita e tyre në Tiranë është  në funksion të nxitjes  dialogut politik në vend dhe përshpejtimit të  reformave për përshpejtojnë  procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Albanian Screen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›