Fred Fliggehorn, mbreti i "YouTube"
Miti i tij është Jim Carrey, ndërsa pushteti absolut "YouTube"-i, emrin e artit e ka Fred, pjata e preferuar quhet "Tv Dinner", e mbushur me ushqim të ngrirë, që më pas duhet të ngrohet në mikrovalë. Jeton vetëm në Kolumbus, Nebraska. Audienca e kanalit të tij në internet ka arritur në 45 milionë persona, ndërsa numri i videove të para në 250 milionë herë. Vetë ka arritur të krijojë "televizionin e fëmijëve", ndërkohë që sponsorizimet e kanë kaluar shifrën e njëqind mijë dollarëve. Këtë vit organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Reklamave në Kanë e kanë ftuar si shembullin e një mënyre të re komunikimi, duke e nisur gjithçka nga zero.
Lucas Cruikshank, 16 vjeç, fëmija i katërt mes shtatë motrave dhe vëllezërve, ndihet pak a shumë si Kofi Annan, Bob Gheldof dhe Spike Lee, ndërsa flet me spikerin në "Palais du Festival". Me flokët e verdhë që i ka trashëguar nga gjyshërit irlandezë dhe gjermanë, Lucas mërzitet nga pyetjet tepër teknike që gurutë e reklamave i bëjnë.
Fred tregon kartëvizitën e agjentit të tij që jeton në Beverly Hills, i cili po e mëson të lëvizë si aktor. Pas shfaqjeve të ndryshme në televizor, tani Fred synon Hollivudin.
Faqja e tij në "My Space" numëron një milion e gjysmë miq besnikë, të cilët ndjekin hap pas hapi historitë e tija. "Nuk i shkruaj kurrë tekstet e videove të mia", tregon. "Improvizoj diçka në shtëpinë time para një telekamere 100 dollarëshe. Më ndihmojnë miqtë e mi".
"Los Angeles Time" e ka përshkruar si një simbol "i paparashikueshëm", i rritur në çat, i izoluar nga bota reale, mes katër mureve të shtëpisë. Realiteti i tij duhet të jetë i tmerrshëm. E ëma është e alkoolizuar dhe e droguar, i ati që ndodhet në burg është në prag të vdekjes. Judi, vajza që ai dashuron në heshtje, e urren. Duke arritur në këtë pikë, Fred, shumë i dëshpëruar, ndez videon dhe fillon të tregojë ankthin e tij duke u hedhur në një pishinë plastike, ose duke kandiduar për President të Shteteve të Bashkuara.
"Obama më pëlqen shumë. Sapo kandidoi për postin e Presidentit u bëra menjëherë fans i tij. Duket që dëshiron ta ndryshojë Amerikën".
Me paratë që fiton ndihmon familjen. "I çova me pushime në San Diego, u kënaqën shumë".
Por nga ku është frymëzuar gjeniu për të krijuar personazhin e Fredit? "Kam një vëlla më të vogël. Nervat dhe kapriçiot e tij më ndihmuan të krijoj Fredin dhe historitë e tij. Krijoj dy histori në muaj dhe i montoj me kompjuter duke deformuar zërin tim me një program të përshtatshëm".
A i ka krijuar probleme me shkollën suksesi planetar?
"Kur shkoj në Los Anxhelos për punë marr me vete detyrat dhe i bëj në avion".
Një milion abonentët e regjistruar në faqen "My Space" ëndërrohen nga kompanitë që dëshirojnë të bëjnë për vete adoleshentët, brezin e ri që kalon më shumë kohë në internet se sa në televizor. Në "blogosferën" e Fredit ka edhe armiq: Robert Scoble, një studiues i internetit, e cilëson "njeriun më pa nivel të rrjetit, që ka lindur vetëm për ta bërë lëmsh internetin".
Ka xhiruar dhe hedhur në rrjet videon e tij të parë në moshën 6-vjeçare, por ta cilësosh si Mozartin e internetit ndoshta është paksa e ekzagjeruar. Nuk ka dyshim që Fred është një model biznesi që po revolucionon rregullat e komunikimit.
Në Kanë, gjatë viteve ‘80, duartrokiteshin spotet e Ridley Scott, që arrinin në një milion e gjysmë euro. Tani të gjithë përpiqen të bëjnë për vete Lucas, autor, aktor, regjisor dhe producent me kosto zero