Freedom House: Ne Kosove, shtypi pjeserisht i lire
NJU JORK- Organizata për mbrojtjen e Shtypit, Freedom House bëri publik sot raportin për lirinë e shtypit për vitin 2009.
Lidhur me Kosovën raporti shkruan se shkalla e të drejtave politike u përmirësua nga niveli 6 në 5, ndërsa liritë civile nga 5 në 4, ndërkohë që statusi i lirisë së shtypit cilësohet si pjesërisht i lirë nga jo i lirë që ishte në raportin e mëparshëm dhe kjo sepse zgjedhjet lokale u karakterizuan në përgjithësi se përmbushën standartet ndërkombëtare dhe vendi ndërmori hapa për të përmirësuar gjendjen e pakicave.
Freedom House vë theksin tek zgjedhjet lokale në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, të cilat u vlerësuan nga Bashkimi Evropian, megjithëse pati manipulime në disa zona. Ato zgjedhje u konsideruan në përgjithësi të lira e të drejta dhe pakica serbe mori pjesë në numër më të madh se sa në zgjedhjet e mëparshme. Edhe në Kosovë, korrupsioni përbën një problem serioz, edhe në bazë të standarteve rajonale, thekson raporti i Freedom House. Kushtetuta e Kosovës e vitit 2008 mbron lirinë e shtypit si dhe të shprehjes, me përjashtim të rasteve kur nxit armiqësi etnike. Kushtetuta garanton gjithashtu lirinë e fesë dhe shqiptarët në përgjithësi gëzojnë të drejtën e ushtrimit të fesë së tyre, por që prej vitit 1999 ka pasur sulme sistematike kundër kishave dhe qendrave ortodokse, që kanë lidhje me popullatën serbe. Kushtetuta garanton gjithashtu një juridik të pavarur, por gjykatat e të gjitha niveleve janë objekt i ndikimit politik, kërcënimit dhe korrupsionit.
Krimi i organizuar është një problem serioz, dhe njoftohet se Kosova është pikë kyçe tranziti e heroinën nga Azia qëndrore për në Evropën Perëndimore. Në raportin e Freedom House theksohet se në vitin 2009 Human Rights Watch njoftoi se situata e pakicave etnike në Kosovë nuk ishte përmirësuar që prej shpalljes së pavarësisë. Edhe pabarazia gjinore vazhdon të jetë shqetësim madhor, veçanërisht në zonat rurale, por edhe në politikë ku gratë janë pak të përfaqësuara.
(Voa/balkanWeb)