ILDKP do hetoje pasurine e Rames + 108 zyrtareve
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të jetë mes 109 zyrtarëve, pasuria e të cilëve do u nënshtrohet kontrollit nga inspektorët e ILDKP-së
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive zgjodhi sot emrat e zyrtarëve që do u kontrollohet në menyre te imtesishme pasuria, duke verifikuar edhe burimin e saj.
Rama renditej i 1213 ne listen e zyrtave të niveleve të ndryshme të cilët do u verifikohej burimi i pasurisë. Në listën e zyrtarëve që u zgjodhën me short për t`iu kontrolluar pasuria gjenden edhe disa deputetë të tjerë si dhe zyrtare të pushtetit qendror e lokal. Kjo praktike zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri, në kuadër të projektit ‘ILDKP me dyer të hapura’, për luftën ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interest. I pranishëm në ceremoninë e hedhjes se ketij shorti ishte edhe zv/drejtori i USAID, Sean Huff.
Duke iu referuar raportit të prezantuar në Kuvend nga kreu i ILDKP Adriatik Llalla, zoti Huff tha se korrupsioni mbetet një problem shqetësues në Shqipëri. “Korrupsioni minon dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimi në BE”- pohoi zyrtari amerikan duke shtuar se SHBA kërkon të shohë më shumë bashkëpunim mes Prokuriorisë dhe Gjykatës per t’i cuar cështjet drejt një procesi gjyqesor. Nga ana e tij kreu i ILDKP,Adritak Llalla paralajmëroi se nëse do të vërehen shkelje të deklarimeve të pasurisë, cështja do te ndiqet penalisht në organet përkatëse të drejtësisë.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)