Sandra Bullock adopton një fëmijë

Sandra Bullock ka adoptuar një fëmijë tre muajsh e gjysmë dhe quhet Louis Bard.
Vogëlushi ka mbërritur në janar në shtëpinë e aktores e cila kishte vendosur të mos thonte asgjë deri në ceremoninë e Oscar-vë.
Kishte filluar praktikat e adoptimit katër vite më parë me bashkëshortin Jesse James, me të cilin është ndarë.
Bullock ka deklaruar për të përjavshmen “People” që tani po adopton vogëlushin Louis si mama beqare.