Freedom House: Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri, na parakalon Kosova
Liria e shtypit në Shqipëri vijon të përkeqësohet pa ndalim. Raporti më i fundit i Freedom House tregon se liria e shtypit në Shqipëri është përkeqësuar me një vit më parë, duke rënë në vend të 107 në botë, me një vlerësim prej 51 pikësh në kuptimin negativ. Shqipëria ishte në vendin e 102 me 50 pikë. Media në vendin tonë cilësohet si pjesërisht e lirë. Të njëjtin vlerësim me Shqipërinë ka edhe Libani, Maldivet dhe Libani. Por ajo që bie në sy është se na ka parakaluar edhe Kosova, që tani ndodhet në vend të 97-të. Një vit më parë ata ishin në vend të 104-të.
Raporti i ri vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ky hyn edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit është shënuar një rënie në dallim nga viti i kaluar. Në rajon Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë. Në renditjen e Freedom House Shqipëria gjendet në të njëjtën pozicion me vende si Libani, Tunizia, Maldive,Tunizia dhe pasohet nga Bangladeshi, Kenia dhe Mauritania që pozicionohen vetëm një shkallë më poshtë se Shqipëria.
Përmirësimet e vetme të vogla, sipas raportit, janë shënuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjeorgji.
Për Kosovën është përmendur si përmirësim rënia e trendit të sulmeve ndaj gazetarëve si dhe transparenca më e madhe e pronësisë së mediave.
Ndërkaq, në gjendje më të mirë vlerësohet të jetë liria e shtypit në Bosnjë e Hercegovina me notën 48, ndërsa më lart gjendet Mali i Zi e Serbia të dy këto shtete kanë marrë notën 35.
Freedom House, vendet që i vlerëson nga 0 30 i sheh si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.
Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia së bashku me Malin e Zi hyjnë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë e Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.
