Malaj: PS duhet të mbështesë kandidaturën e Nanos për president
Share
Deputeti socialist, Arben Malaj, është shprehur se Partia Socialiste duhet të mbështesë pa hezitim kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës.
Gjatë një interviste për ABC News, Malaj thotë se takimet që po zhvillon Nano me krerët e partive, nuk janë thjesht e vetëm për të mbledhur 20 firma deputetësh për ta bërë zyrtarisht pjesë të garës presidenciale.
Arben Malaj vlerëson se zgjedhja e kreut të ri të shtetit përbën një moment kritik në jetën politike të vendit. Ai thotë se Presidenti i ardhshëm nuk duhet të jetë përfaqësues i mazhorancës, por një figurë e gjithëpranuar.
