E Diel, 1 Nëntor 2026

Freedom House kritikon Organizaten e Kombeve te Bashkuara

Keshilli i Organizates se Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut nuk po ia del te zgjidhe pjesen me te madhe te rasteve me te renda te shkeljes se te drejtave te njeriut dhe fsheh disa nga me drastiket ka njoftuar sot Freedom House. Ne raportin e kesaj organizate thuhet se shumica nga 47 vendet anetare te Keshillit te KB nuk jane te lira ose jane pjeserisht te lira.

Freedom House thekson se vendet anetare te Keshillit te OKB perdorin sistemin e votimit per te mbrojtur njera tjetren nga kritikat. Numri i vendeve ne te cilat respektohen te drejtat e njeriut te cilat i zgjedh Asambleja e Pergjithshme e OKB per kete keshill shenon renie thote ne vazhdim raporti.

Nje numer relativisht i vogel shtetesh qe shkelin te drejtat e njeriut kane treguar nivel te tepruar ndikimi ne kuader te Keshillit duke penguar miratimin e rezolutave mbi situata krize dhe duke vene ne loje sistemin e vleresimit te gjendjes se te drejtave te njeriut thuhet ne dokument.

Ne raportin e publikuar menjehere pas hapjes se sesionit te vjeshtes te Keshillit qe zgjate tre jave theksohet se ky trup kujdesin e vet e ka perqendruar ne Izrael duke lene anash miratimin e cfaredo rezolute mbi Iranin me gjithe shkeljen e gjere te te drejtave te njeriut ne ate vend.

Organizata Freedom House ka pershendetur hyrjen e SHBA-ve ne Keshill vitin e kaluar pas tre vjetesh duke theksuar se prania e SHBA-se ka ndihmuar forcimin e shteteve te tjera te lira ne perpjekje per me shume aksione kunder shteteve qe shkelin te drejtat e njeriut.

Mirepo kjo organizate joqeveritare ka kritikuar raportin e SHBA-se ne Keshill mbi gjendjen e te drejtave te njeriut ne ate vend rreth te cilit do te diskutohet ne nentor duke theksuar se Washingtoni do te duhej te ishte shume me e hapur rreth leshimeve te veta duke perfshire varferine dhe gjendjen neper burgje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›