Sejdiu dhe Thaci serish ne New York
Presidenti dhe kryeministri i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaci do te udhetojne serish kete jave per ne New York.
Ata do te kene nje varg takimesh e aktivitetesh ndersa pritet te marrin pjese edhe ne pritjen tradicionale qe e ben Presidenti amerikan ne fillim te cdo sesioni te ri te Asamblese se Pergjithshme.
Sejdiu dhe Thaci u kthyen javen e kaluar nga New Yorku ku moren pjese ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ku u miratua nje rezolute per Kosoven e sponsorizua nga Bashkimi Evropian dhe Serbia e cila respekton vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe fton Prishtinen dhe Beogradin te bisedojne per ceshtje teknike.