Freeman fle gjatë intervistës

Aktori i famshëm Morgan Freeman është kapur nga kamerat teksa flinte gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizion., realizuar në orët e hershme të mëngjesit.
Freeman, 75 vjeçar, u intervistua nga stacioni televiziv KCPQ në Siattle së bashku me yllin veteran të kinemasë, Michael Caine. Të dy po diskutonin mbi filmin ‘Now You See Me’, por Morgan Freeman nuk mundi të mbante sytë hapur dhe u zgjua pak para se të përfundonte intervista.
Pas kësaj, aktori u sqarua për mediat amerikane, me një pëergjigje po kaq interesante sa vetë xhirimi.
“Nuk po flija në të vërtetë”, ka thenë aktori fitues e çmimit Oscar, duke shtuar: “ Jam beta testues për Google Eyelids. Unë po rifreskoja faqen time në Facebook”. /Indeksonline/
/>