E Diel, 1 Nëntor 2026

Imazhi i parë i vajzës së Kardashian

Kim Kardashian, një prej fytyrave televizive më të famshme në botë, pret të lindë vajzë.

Në serinë e fundit të "reality-show" që vendos në qendër të vëmendjes 32-vjeçaren dhe familjen e saj, "Keeping Up with Kardashians", Kim shfaqet duke kryer një eko, në të cilën zbulohet gjinia e fëmijës.

Ndonëse seria ndërpritet në momentin kur gjinekologu do të thote fjalën "vajzë apo djalë", sipas TCH, ajo çka do të komunikohet në serinë e ardhshme, familja Kardashian do të shtohet me një vajzë më shumë.

Për syrin e vëmendshëm, ajo që ra në sy ishte mungesa e të dashurit të Kim dhe babait të fëmijës, reperit, Kanye West, në këtë vizitë të kryer prej 32-vjeçares, shtatzënë me fëmijën e saj të parë./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›