Frenk Riberi kandidat kryesor ne garen per trofeun Lojtari i vitit

Lionel Mesi…. apo Kristiano Ronaldo….
Jo, është Frank Riberi pretendenti kryesor në garën për trofeun si “Lojtari Europian i Vitit”…
Mesfushori francez ishte protagonist i një sezoni spektakolar me Bajernin e Mynihut duke fituar gjithçka në sezonin e fundit.
Riberi u shpall kampion i Bundesligës, fitoi Kupën e Gjermanisë, por kulmi ishte trofeu i Ligës së Kampioneve.
Të gjitha këto suksese kanë bërë që francezi t’i japë fund dominimit të Mesit dhe Kristiano Ronaldos në vitet e fundit.
Gjithsesi, dy futbollistët që kanë ndarë mes tyre trofetë më të rëndësishëm mbeten sërish mes tre pretendentëve.
Rekordet e thyera dhe golashënuesi më i mirë në kampionatit të fundit në Spanjë, Lionel Mesi qëndron në vendin e dytë.
Sulmuesi argjentinas fitoi titullin kampion me Barcelonën, por paraqitja e dobët në Ligën e Kampioneve pritet ta detyrojë atë të dorëzojë kurorën.
I treti, por sidoqoftë mes më të mirëve qëndron Kristiano Ronaldo. Sezoni i fundit me Realin e Madridit nuk ishte i mirë në planin personal, por portugezi penalizohet nga mungesa e trofeve me skuadrën madrilène.
Në listën e zyrtarizuar nga UEFA dominon Bajerni i Mynihut me tre lojtarë të tjerë në dhjetëshen e parë: Roben, Myler dhe Shvajnshtajger kalojnë kolegët e tyre Levandovski, Bejl apo Inbrahimovic.
Trofeu për “Lojtarin Europian i Vitit” do të jepet më 29 gusht, ndërsa për fituesin do të votojnë gazetarët sportivë të akredituar nga UEFA.