Kukesi gati per ndeshjen e kthimit kunder Metalurg Donjeck
Kukësi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara nisjes drejt Ukrainës për ndeshjen e kthimit kundër Metalurg Donjeck në Ligën e Europës. Fitorja 2-0 në sfidën e parë favorizon skuadrën shqiptare. Gjithsesi, trajneri Cungu zbulon se ekipi i tij nuk do të zbresë në fushë vetëm për t’u mbrojtur rezultatin.
Mjafton të ruajë avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë.
Të paktën në letër Kukësit i duhet vetëm kaq për t’u kualfikuar në fazën e play-off në Ligën e Europës.
Por nuk ndan të njëjtin mendim trajneri Armando Cungu. Tekniku zbulon stradegjinë që i duhet skuadrës në ndeshjen e kthimit kundër Metalurg Donjeckut.
Dhe ajo nuk ka të bëjë aspak me mbrojtjen.
Në transfertën ukrainase, Cungu pret një ndeshje shumë të veshtirë parballë kundërshtarit që nuk ka se çfarë të humbasë.
Ndeshja mes Metalurg Donjeck dhe Kukësit do të luhet të enjten në orën 18:15. Probleme me dëmtimet për trajnerin Cungu. Gjithsesi, pritet të rikuperohen sulmuesi Popovic dhe mbrojtësi Brahja. Shqetëson më shumë forma e argjentinasit Malakarne, që edhe në seancën e fundit përpara nisjes drejt Ukrainës është stërvitur i vetëm.