E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fresk fare premiera ne Metropol per Diten e Veres

 Problematika e adoleshentëve të sotëm që ka të bëjë me varësinë ndaj  internetit, është në fokus të shfaqjes “Fresk Fare”. Kjo premierë do të vijë në teatrin e “Metropolit” për Ditën e Verës.
“Kjo shfaqje është konceptuar pa receta morali nga loja aktoriale e vetë adoleshentëve” bën me dije regjisorja,  Elona Hyseni.
Kjo pjesë është ndërtuar e tillë e cila nëpërmjet skenografisë do të na sjellë “live” botën e internetit bota që ka rrëmbyer adoleshencën e tyre dhe i formaton ato në karakter dhe ndjenja. Ky grup të rinjësh vendosin të tërheqin vëmendjen nëpërmjet internetit, publikojnë online çdo gjë që ndodh në të përditshmen e tyre, deri në fund të shfaqjes ata do të performojnë në mënyrë që të marrin  sa më shumë klikime dhe të rrisin audiencën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›