E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish te perndjekurit Komisioni i Ekonomise miraton ndryshimet ne ligj

Miratohen vetëm nga  deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në projektligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve të regjiimit komunist. Sipas këtyre ndryshimeve, do të shtohet kategoria e atyre që do të përfitojnë dëmshpërblim si dhe do të ketë trajtim preferencial për të moshuarit mbi 85 vjeç, me qëllim që ata të marrin dëmshpërblimin me pak këste. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, këto ndryshime, po bëhen për të shmangur të gjitha boshllëqet që linte ligji aktual. Deputetët e ekonomisë debatuan ashpër në lidhje me këto ndryshime, ku sipas opozitës nuk ka informacione të sakta për ata që duhet të përfitojnë nga ky ligj.
Mes ndryshimeve që u miratuan në komisionin parashikohet që afati përfundimtar i atyre që duhet të aplikojnë për të përfituar nga ligji është fundi i qershorit 2012, ndërsa në ligjin aktual ishte 30 dhjetor 2011. Po ashtu, sipas këtyre ndryshimeve do të përfitojnë edhe familjarët, të cilët janë pasardhës të birësuar të personave që kanë vuajtur dënimin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›