Friedrich Merz: Vetëm “rraskapitja” ushtarake ose ekonomike e palëve do t’i japë fund luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të përfundojë përmes negociatave aktuale, duke theksuar se konflikti do të marrë fund vetëm kur njëra nga palët të jetë e rraskapitur ushtarakisht ose ekonomikisht.
Duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin, kancelari gjerman theksoi se “logjika dhe argumentet me natyrë humanitare nuk do ta bindin Putinin. Kjo është e vërteta e hidhur”.
Sipas tij, përpjekjet evropiane duhet të fokusohen në dobësimin e kapaciteteve të Rusisë për të vazhduar luftën. “Duhet të sigurohemi që shteti rus të mos jetë në gjendje ta vazhdojë luftën nga pikëpamja ushtarake dhe të mos mund ta financojë më atë nga pikëpamja ekonomike”, u shpreh Merz.