E Diel, 1 Nëntor 2026

LIVE/ Nis mbledhja inauguruese e “Bordit të Paqes”! Trump foto familjare me liderët. Ja kur pritet të flasë Rama

Instituti amerikan i Paqes në Uashington mirëpret sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump.

Presidenti Trump shtrëngoi duart me pjesëmarrësit, ndër ta edhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten Vjosa Osmani, duke shënuar një moment simbolik të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff.

Bordi, i krijuar për rindërtimin  dhe zgjidhjen përfundimtarë të konfliktit në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte.

Axhenda:

Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara. Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore

1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP
2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve
3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës
4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)
5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi
6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës
7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ
8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)
9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia
10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë
11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran
12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP
Video për rindërtimin e Gazës

Ndërhyrjet

Rendi:
1. Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa
2. Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
3. Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev
4. Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto
5. Rumania – Presidenti Nicușor Dan
6. Shqipëria – Kryeministri Edi Rama
7. Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly
8. Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani
9. Emiratet e Bashkuara Arabe – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan
10. Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
11. Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
12. Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah
13. Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›