E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika Basha


Nga Artur Zheji

Degjova me kenaqesi per nje padi te re ndaj Kryetarit Basha. Nje gezim i madh me pershkoi padyshim. Nje gezim qe nuk fshihet Se ky kryetar Bashkie Basha do te kete mundesine permes ketij kallezimi te Aldrinit te nxjerre ne mejdan te palarat dhe te vere ca me shume ne dukje punen e tij te ketyre 100 diteve te para te keq mediatizuara.

Ne disa pak rreshtat qe u cituan ne media nga padia ndaj tij permendet Sheshi  i Tiranes. Sheshi barkhapur dhe zorredale i Kryeqytetit. Akuzohet pra se ka qepur bark dhe ka futur brenda zgafelles zorre qe lemerisen Qytetin per muaj te tere muaj te gjate dhe rraskapites agonie. Akuzohet pra Basha se po pastron trotuaret dhe rruget nga vazo betoni e kllapa te gurta apo te hekurta se po u rikthen pra hapesire kalimtareve dhe rruget e pushtuara makinave. Akuzohet sepse qyteti vlon nga milingonat punetore te gjelberimit se po sistemohet rremuja dhe po kruhet dhe qerrohet informaliteti i hapesires publike nga pushtimet shumeqelizore te bizneseve te kafeneve dhe lokaleve qe kane shtrire centimeter pas centimetri tentakulat e tyre ne cdo pellembe te hapesires publike.

Jam padyshim dakord qe te sulmohet Basha te paditet dhe te kallezohet sepse ndoshta kesisoj do te kete me shume vemendje kritike por ndoshta edhe zbulime pozitive per punen e tij te perditshme. Mirepo me sa duket lepuri qendron gjetke nje lepur shtatmadh dhe i dhjamur. Mos valle Basha do te beje vertet ndonje cudi te papritur ne Qytet Mos valle do te dyfishoje vertet Bulevardin dhe kesisoj kjo shqiptareve do tu pelqeje pak si shume Mos valle do te beje brenda 2013-es qe ne Qytet te degjohen rrotat e hekurta dhe kercellitese te tramvajit Se dihet shqiptaret jane euforike per nje tramvaj nje cope bulevard nje rigjenerim te parkut ekzistues nga Liqeni Artificial ca zorre te futura brenda te Sheshi ca peme te mbjella si dhe ca prishje ndertimesh pa leje bejne hatane votojne prape njesoj edhe ne 2013-en

Keshtu flet lepuri ne bark te cave te lengezuar per pushtet dhe kyvet. Dhe jeta vazhdon kesisoj ne nje lufte te pabarabarte midis llumatareve dhe puneberesve. Llumataret hedhin llum me dhe pa leje te Rames nderkohe punohet qe Qyteti te filloje e te marre fryme e te clirohet nga nje lloj zhuli qe kish zene me tepri e lemeri.

Por lufta e re kunder Bashes sapo ka filluar ajo pritet te shkallezohet sepse ky cun Tirone po rri ca shume urte dhe spo perzihet npolitike te madhe. fare fsheh pra Basha Ku do te godase dhe pse nuk konsumohet vitrinave te ekraneve apo debateve nderkohe qe perleshja politike eshte zjarr e flake Mos po punon vetem nen rrogoz ky dinak i papare me variantin urte e bute e plot tiganin E pate filloi shume shpejt me legalizimet apo si i thone lejet e shfrytezimit dhe e mori shpejt nen kontroll binane e Bashkise takon popull e pret sheike flet pak ose aspak per politike nderkohe qe politika perzhitet ne vaj te nxehte.

Ne kete kontekst Bashen e kane frike them me te drejte sepse ai me sa duket po pergatit ne kantierin e vet nje nendetese qe sdihet se kur do ta nxjerre periskopin dhe sdihet gjithashtu se kur dhe ku do ti leshoje siluret.

Llumataret zanatcinj te llumit perziejne me lopatat e shpirtit te tyre te piste llum dhe zgjyre me sevda te madhe duke i bere keshtu favor te madh se ky popull e ka zakon te vjeter me llumin dhe llumataret takohet per lexim ne mengjes dhe fshin bythen ne mbremje. Ka vite qe e ben ky popull qekur mbeshtillte buken me gazeten e regjimit dhe pastaj pa e cuar dem e perdorte dhe ne porten dhe daljen tjeter te ushqimit duke mbyllur keshtu ciklin e gazetarise bythore.

Ky Basha na doli nje enigmatik i vertete. Kishin te drejte ata qe ne fushate te Tiranes pyesnin veten dhe popullin Cili eshte Lulezim Basha ne te vertete Kjo eshte ceshtja Dhe kjo ngjall ca frike dhe ndoshta shton ca pellembe te gjera gjelberimi me shume ne kete keshtjelle betoni te kryeqytetit tone.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›