E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Berisha bisedon me Karl Marksin

Nga Bledar H. Prifti

Sali Berisha e cilësoi programin e Partisë Socialiste (PS) një alternativë Marksiste për ekonominë Shqiptare. Kjo deklaratë e Berishës ka dy fakte thelbësore, të cilët po fillojnë të qartësohen në arenën politike. Fakti i parë ka të bëjë me pranimin publik të Sali Berishës të një programi real të Partisë Socialiste për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike që sa vjen dhe shtrin tentakulat e saj në çdo sferë të shoqërisë sonë.

Tashmë, lukunia e intelektualëve, mediave, dhe analistëve të oborrit nuk mund ta injorojnë dot më faktin se Partia Socialiste ka një program të saj të detajuar. Fakti i dytë, dhe që meriton një analizë më të gjerë, ka të bëjë me një risi në politikën shqiptare. Më së fundi, beteja politike midis palëve po fillon të marrë një karakter të qartë ideologjik, pavarësisht instumentalizimit të këtyre ideologjive për përfitime të familjes, oborrtarëve, dhe sundimtarëve.

Nga njëra anë gjendet alternativa e Sali Berishës, e cila mbështetet në një ideologji liberale që kërkon të implementojë ideologjinë laissez faire të Adam Smith në mënyrën më primitive të mundshme. Në pak fjalë, kjo doktrinë e zhvillimit ekonomik ka si parim bazë mosndërhyrjen e qeverisë në aferat ekonomike të vendit, pasi mendohet se tregu i lirë kujdeset vet për çdo gjë. Pra, flitet për një tip xhungle ekonomike ku vetëm i forti mund të bëj hajër.

Kjo doktrinë është kundër programeve sociale për shtresat në nevojë, përfshirë këtu programe ndihmuese për të pastrehët, për të varfrit, njerëzit e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, dhe shumë të tjerë, të cilët jeta i ka hedhur në lumin e fatkeqësive. E njëjta doktrinë mbështet një ekonomi me sa më pak (mundësisht aspak) taksa për të pasurit, sa më pak investime në arsim dhe shëndetësi, dhe me sa më pak investime në projektet sociale. Nga ana tjetër, programi i parashtruar nga Partia Socialiste është e kundërta e programit laissez faire të Sali Berishës.

Ky program fokusohet në një alternativë qeverisëse, e cila kërkon një ndërhyrje më të madhe të qeverisë në aferat ekonomike, me qëllim që të mënjanohen monopolet, të mënjanohen abuzimet e biznesit me konsumatorin, të rriten taksat e të pasurve me qëllim që qeveria të ketë fonde për investime për programet sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë, të pastrehëve, të varfërve dhe fatkeqëve, të cilët në Shqipërinë tonë, fatkeqësisht, janë të shumët në numër. Këtë program të PS, Sali Berisha e konsideron një program Marksist.

Duke lënë mënjanë budallallëqet që Berisha flet vërdallë dhe përpara stafit dhe deputetëve të tij kukulla, dhe duke parë rëndësinë që ky debat ideologjik kapitalist ka në menaxhimin e krizave ekonomike në demokracitë perëndimore, është e rëndësishme që ne të analizojmë natyrën dhe disa elementë kryesorë të sistemit ekonomik të mbështetur në lëvrimin e kapitalit. Së pari, sistemi kapitalist i ekonomisë së tregut është një sistem, principet bazë e së cilit bazohen në vet natyrën e botës njerëzore.

Ai është një sistem, i cili ka lindur bashkë me njeriun dhe do të vdesë bashkë me të, pavarësisht anomalive apo patologjive temporare të shfaqura, të cilat i ndeshim edhe në sistemin/botën e njerëzve. Ajo që bashkon këto dy sisteme është nevoja për mbijetesë dhe krijimi i një qeverie për të mënjanuar ligjin e xhunglës. Mungesa e një qeverie do të bënte që një grupim krijesash humane të jetonte nën ligjin e xhunglës, me trajta të dukshme kafshërore, në kaos permanent, dhe në rrezik për zhdukje permanente (aftësia për të mbijetuar varet thelbësisht nga aftësia për të bashkëpunuar me speciet e të njëjtit lloj).

Po ashtu, sistemi kapitalist i tregut të lirë nuk mund të ekzistojë pa prezencën e qeverisë pasi nën ligjin e xhunglës ashtu si njeriu, kapitalizmi ka tendencë të shkatërroj veten e tij. (Por gjithashtu shteti as nuk mund të ekzistojë apo pranohet thjesht për të privatizuar përfitimet dhe socializuar rrisqet/dështimet e sipërmarrësve siç ndodhi në 2008-n në Amerikë.) Konkurrenca e lirë pa asnjë autoritet kontrollues është konkurrencë e tipit qeni-ha-qenin, dhe në fund rezultati do të jetë krijimi i monopoleve apo krizat vdekjeprurëse.

Monopoli nuk është element i kapitalizmit pasi kapitalizmi nuk mund të kuptohet pa konkurrencë në tregun e lirë. Monopoli, nga vet fjala, nuk e njeh tregun e lirë të konkurrencës. Krijimi i monopoleve do të bllokonte lëvrimin dhe aftësinë riprodhuese të kapitalit. Në fjalët e David Harvey, kjo do të krahasohej me bllokimin e qarkullimit të gjakut, i cili do të shkaktonte vdekjen e trupit dhe sistemit.

Një sistem kapitalist shkatërrohet në dy mënyra. Mënyra e parë është ajo, të cilën e përmendëm pak më lart, shkatërrimi i kapitalit nga monopolet të cilët lindin si pasojë e politikave laissez faire, apo të ligjit të xhunglës. Ashtu si Karl Marks, edhe Adam Smith nënvlerësoi natyrën njërzore kur hodhi teorinë e tij tek The Wealth of Nations.

Ndërsa Marksi injoroi natyrën kapitaliste të individit dhe pavetdijshmërinë e të integruarit/asimiluarit në sistemin kapitalist, Smith injoroi faktin se racionaliteti i natyrës njerëzore mund të kthehej në një irracionalitet të pavetëdijshëm që do ta çonte atë drejt vetëvrasjes.

Mënyra e dytë, përmes së cilës mund të shkatërrohet sistemi kapitalist i tregut të lirë është përmes revoltave popullore të nxitura nga padrejtësitë sociale dhe nga perceptimi që shoqëria formon për atë si një sistem imoral. Që një sistem të mbijetojë, ai duhet të mbështetet në një formulë politike, në një formulë që të ketë baza ligjore dhe morale.

Ndërsa sistemi kapitalist, si edhe çdo sistem tjetër, ka baza ligjore mbi të cilën ai operon, ky sistem shpesh ndjehet i kërcënuar nga mungesa temporare e bazës morale. Me bazë morale unë i referohem kredibilitetit dhe autoritetit që ky sistem ka për t’i shërbyer shoqërisë në mënyrë të drejtë dhe të ndershme. Në mendimet e Jeanne Kirkpatrick, komunizmi shfrytëzon këto patologji të kapitalizmit dhe shndërrohet në alternativë qeverisëse sepse ai apelon në popull të njëjtat vlera që apelon edhe feja, si vëllazëri, moralitet, barazi, dhe drejtësi. Por një sistem i tillë është utopi (edhe për shkak të natyrës kapitaliste të njeriut) dhe ngaherë prodhon të kundërtën e asaj që ai premton.

Nëse një sistem kapitalist që do të operonte bazuar thjeshtë në laissez faire apo ligjin e xhunglës, ai do të krijonte një elitë shumë të vogël pasanikësh dhe një armatë shumë të madhe të varfërish dhe fatkeqësh për shkak të procesit të eliminimit dhe krijimit të monopoleve.

Nëse elita e të pasurve do të vazhdonte rrugën e saj përmes ligjit të xhunglës, atëherë ajo do të shkonte drejt një vetëvrasje, pasi armata e madhe e të varfërve do të rebeloheshin kundër sistemit pasi ky sistem në sytë e tyre do të konsiderohej i padrejtë dhe jo racional. Kur Marksi parashikoi revolucionet proletare, ai gjithmonë mendonte se kapitalistët do të vazhdonin me egon perverse për të maksimizuar përfitimet.

Marksi nuk e parashikoi se sa me shumë zgjuarsi kapitalistët e rinj të dalë nga revolucioni industrial do të ofronin kushte më të mira pune, reduktim të orëve të punës në një jave, pushime të paguara, ndihma financiare dhe filantropi për të varfrit, programe sociale për të papunët, investime në shkolla e spitale, përkujdes për të sëmurët fatkeq, dhe shumë shërbime të tjera që do ta bënin sistemin kapitalist shumë herë më të fortë dhe më të pranueshëm nga shoqëria.

Andaj, sistemi kapitalist i tregut të lirë që bota njeh sot nuk u bë i tillë nga implementimi i ligjit të xhunglës që Sali

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›