E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjerë në fund maskarallëkun

Nga Arben Duka

1

KA PESË SHEKUJ SHQIPËRIA

Ka pesë shekuj Shqipëria,

Që lëngon në fund te gropës,

Kurse ne e mbajmë veten,

Më të mençurit e botës!

Për gjithë brezat papushuar,

Si për bijtë dhe për etërit,

Çorba më e preferuar,

Veç kokat e njëri-tjetrit!

2

O BIR ROBËRIE

Ul kokën o e mjerë,

o bir robërie,

dhe jetën skëterrë,

jetoje prej zorit!

Kambana për shurdhin,

asnjëherë nuk bie,

Dhe dielli sdel,

për syrin e qorrit!

3

DËSHPËRIM

O jetë e trishtuar,

Si muzikë funebër,

Ngado që hedh sytë,

Shoh njerëz të egër!

4

GJËMON PYLLI

Gjëmon pylli anë e mbanë,

Kur jep shpirtin elefanti,

Po dhe mizën kur e shkelin,

Ka dhimbjet e një gjiganti!

5

MOS

Atij që ka etje,

Mos i kujto verën,

Në dimrin e thellë,

Mos kujto pranverën!

6

ME NJERIUN QË SKA MEND!

Me njeriun që ska mend,

Mos u merr ti kot së koti,

Qaje-qaje fatin tënd,

Në çdo rast fiton idioti!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›