E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika e Rames Te zgjedhim njerez besnike

Nga qyteti i Lushnjes kreu i PS-se Edi Rama nuk ka fshehur dot friken nga rrjedhje te tjera brenda partise qe ai drejton duke bere thirrje se per zgjedhjet vendore duhet te zgjidhen njerezit me besnike. Kjo deklarate e Rames behet pikerisht nga qyteti i Lushnjes ku kryetari i bashkise se ketij qyteti Albert Sanxhaku kaloi pas zgjedhjeve te kaluara parlamentare me LSI-ne duke akuzuar kryesocialistin per politiken e ndjekur nga ai ne krye te selise roze. Pa permendur emrin e kryetarit aktual te Bashkise se Lushnjes Rama ka lene te kuptohet qe kandidatet duhet te mos jene si ai. Kjo ka qene porosia kryesore e tij gjate ketij takimi ku duke pare edhe largimet e shumta qe kane ardhur kohet e fundit nga PS-ja Rama kerkoi qe kandidatet per zgjedhjet e ardhshme lokale te zgjidhen njerez nga me besniket duke larguar disi rrezikun e largimeve ne te ardhmen.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje ne nje takim qe ai zhvilloi me bazen socialiste ne Lushnje se kandidatet qe duhet te zgjidhen per zgjedhjet vendore duhet te jene te ndryshem dhe me besnike se ata te kater viteve me pare. Kjo deklarate e Rames vjen pikerisht ne qytetin e Lushnjes ku kryetari i bashkise se ketij qyteti Albert Sanxhaku kaloi pas zgjedhjeve te kaluara parlamentare me LSI-ne duke akuzuar kryesocialistin per politiken e ndjekur nga ai ne krye te selise roze. Pa permendur emrin e kryetarit aktual te Bashkise se Lushnjes Rama ka lene te kuptohet qe kandidatet duhet te mos jene si ai. Kjo ka qene porosia kryesore e tij gjate ketij takimi ku duke pare edhe largimet e shumta qe kane ardhur kohet e fundit nga PS-ja Rama kerkoi qe kandidatet per zgjedhjet e ardhshme lokale te zgjidhen njerez nga me besniket duke larguar disi rrezikun e largimeve ne te ardhmen. Duhet te mos perseriten me gabimet e 4 viteve me pare. Duhet te zgjedhim kandidatin e duhur i cili te jete i mire i vlefshem dhe i denje. Njerezit e PS-se do te jene te bashkuar per te treguar solidaritet. Kush nuk eshte i denje per kete shprese nuk eshte pjese jona - tha Rama gjate fjales se tij ne teatrin Vace Zela te Lushnjes. Kryetari socialist u shpreh disa here se zgjedhjet lokale nuk do te jene per te fituar kryetaret e njesive vendore por per te rrezuar Kryeministrin Berisha. Ne kete takim ai po ashtu i beri thirrje popullit opozitar qe te ngrihet per te larguar qeverine e cila sipas tij eshte fajtorja kryesore per situaten aktuale politike ne vend. Aty ku qeveria si ketu ne vendin tone nuk eshte forca e shembullit po shembulli i forces popullit nuk i mbetet asgje tjeter pervecse ti shkurtoje asaj ditet dhe te afroje me cdo mjet demokratik diten e clirimit prej saj - u shpreh Rama. Ndersa duke iu referuar edhe nje here ngjarjeve te dhunshme ne demonstraten e 21 janarit kreu i PS-se theksoi se pjesemarrja tregoi degradimin e deshperimin social dhe sipas tij drejtesia do te vihet ne vend vetem kur te largohet Kryeministri dhe qeveria e tij. Nuk mund te kete drejtesi ne nje vend qe qeveriset padrejtesisht. Nuk mund te kete drejtesi ne gjykata kur qeveria e perdore drejtesine per te grabitur popullin e vet. Nuk mund te kete drejtesi duke pare te gjithe se cdo beje prokuroria dhe si do mbaroje tragjedia e radhes ne gjykate sepse nuk diskutohet qe do te mbaroje si farsa e radhes ne rast se ne nuk largojme Saliun bashke me padrejtesine nga tryeza e qeverise - nenvizoi Rama. Me pas kreu i selise roze zhvilloi edhe nje takim me dyer te mbyllura me drejtuesit lokale ne Lushnje ku diskutimi kryesor i saj ishte ne lidhje me kandidaturat per bashkine dhe disa komuna. Rreth nje jave me pare kreu i Partise Socialiste Edi Rama filloi edhe pse jo zyrtarisht turin paraelektoral ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore me bazen socialiste ne Elbasan dhe me pas me ate ne Fier. Megjithese ne keto takime duke perfshire edhe kete ne Lushnje Rama ka bere thirrje per protesta te vazhdueshme dhe largimin e qeverise ai ne te njejten kohe ka nenvizuar faktin se forca qe ai drejton do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Por deri me tani PS-ja nuk ka eshte regjistruar ende ne KQZ si pjesemarrese ne keto zgjedhje ku afati i fundit eshte 8 marsi 2011 pikerisht ne diten kur selia roze ka paralajmeruar protesten e saj te radhes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›