E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Te dhenat per minoritetet nga regjistri i gjendjes civile

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet propozon qe te dhenat per minoritetet te nxirren nga regjistri i gjendjes civile i cilesuar model nga qeveria e BE-se. PDIU i konsideron te papranueshme deklaratat e zedhenesit te Ministrise te Jashtem te Greqise z. Jorgo Dhelavekuras per regjistrimin e popullsise ne Shqiperi. Sipas PDIU Regjistrimi i popullsise eshte nje ceshtje e brendshme e shtetit shqiptar dhe nderhyrjet e nje shteti te huaj per menyren dhe kohen se kur Shqiperia do te zhvilloje nje census jane te papranueshme. Reagimi vjen nje dite pas deklarates se zedhenesit te Ministrise se Jashtme greke Grigoris Delavekouras i cili tha se shtyrja deri ne vjeshte e procesit te regjistrimit ka te beje me presionin e qarqeve nacionaliste. Sipas PDIU-se vete Greqia edhe ky shtet qe ka minoritete apo grupime te medha etnike dhe gjuhesore eshte nje nga ato shtete ne BE e cila ne pyetesorin per regjistrimin e popullsise nuk perfshin pyetjet per perkatesine etnike fetare dhe gjuhesore. PDIU sqaron se ne BE nga 27 vende anetare vetem perafersisht 10 kryejne regjistrimin mbi keto baza dhe se te gjitha keto vende kane percaktuar vete se cfare pyetesori do te kene dhe asnje shtet tjeter nuk ka te drejte te nderhyje. Keshtu edhe shteti grek nuk ka te drejte te nderhyje ne nje ceshtje qe i perket sovranitetit ligjor te shtetit shqiptar. Shkelja e ketij sovraniteti sidomos nga nje shtet me shume minoritete te panjohura qe nuk ka kryer kurre regjistrim mbi baza etnike perben nje perqasje tragjikomike te marredhenieve ndershteterore Shqiperi-Greqi qe demton rende imazhin e shtetit grek ne syte e gjithe shqiptareve duke demtuar si pasoje edhe marredheniet e mira qe duhet te ekzistojne mes dy popujve dhe dy shteteve - nenvizon Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ne deklaraten e saj. Kur deklarata te tilla fyese ndaj Shqiperise dhe shqiptareve vijne paralelisht me vendimin per rikthimin e konsullit grek ne Korce i cili si pa te keq permendte terma irredentiste te papranueshem per cdo vend tregon se kemi te bejme me nje skenar te parapergatitur jo te nje konsulli me xhup e paraqitje te piste por te nje grupimi individesh qe kane influence te madhe ne politikeberjen e vendit fqinj e qe me sa duket nxisin nisjen e betejes per Vorio Epirin pas regjistrimit te popullsise sic kishte deklaruar konsulli Ikonomu - thuhet me tej ne deklarate. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet e cila u formua vetem pak dite me pare si shkrirje e PDI dhe PDU propozon nxjerrjen e rezultateve mbi kombesine bazuar ne regjistrin kombetar te gjendjes civile qe eshte cilesuar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian si nje regjister model. Kjo eshte menyra me e mire qe kerkesa e minoritetit per te pasur nje numer te plote dhe real te anetareve te tij te realizohet - thote PDIU duke shtuar se vete ajo si parti eshte e gatshme te votoje apo qofte edhe te inicioje cdo ligj ne Kuvend per respektimin e te drejtave te minoritetit.

Kjo do te ishte ne perputhje me ate qe vendet perendimore bejne dhe do te shmangte nje regjistrimi dere me dere qe do te ishte nen kercenimin e pensioneve qe shume shqiptare marrin nga Greqia e qe nese deklarojne veten e tyre ashtu sic jane realisht pra shqiptar do te mund ta humbasin. Shmang kercenimet per heqjen e lejeve te qendrimit te mijera shqiptareve ne Greqi nese nuk kryejne deklarate te rreme dhe shmang pagesat ne dore qe lobet greke po pergatisin ne mbare vendin - thekson PDIU. Ne fund te deklarates Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet i ben thirrje shtetit shqiptar qe te mos kryeje nje regjistrim mbi baza etnike dhe fetare qe mbjell ndjenjen e ndarjeve te medha brenda kombit shqiptar dhe te reagoje ashtu sic i takon nje shteti sovran dhe te pavarur mbi perfaqesues diplomatik te shtetit fqinj qe bejne deklarata irredentiste si konsulli i Korces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›