Frika e vrasjeve, kontroll me dedektor për këdo që hyn në KZAZ-në e Laçit
Laç- Një ditë pas përgjakjes së zgjedhjeve në Laç, qetësia para shkollës së mesme At Shtjefën Gjecovi” ështe e rreme. Kushdo që hyn në KZAZ-në ku po numërohet votat e Laçit kontrollohet nga forcat e RENEA-s. Policia ushtron kontroll fizik për armë të çfarëdo lloji, kontrollon edhe çantat e grave, e madje edhe me dedektor të gjithë trupin e kujdo që futet brenda, edhe të vëzhguesve. Askush nuk duhet të futet brenda i armatosur.
Vrasja e gjon Gjonit ditën e zgjedhjeve mbërrini anë e mbanë botës, pasi mediat ndërkombëtare e referuan atë si incidentin më të rëndë të zgjedhjeve shqiptare, ndaj dhe policia është e vendosur që të mos ketë më asnjë të tillë, e aq më shumë brenda një qendre numërimi votash.
Ndërsa ka kaluar një ditë nga shkëmbimi i zjarrit, nga vendangjarja është hequr shiriti skenë krimi, por pak metra më tej forcat RENEA qëndrojnë të dislokuara prej orësh jo shumë larg KZAZ numër 15 në shkollën At Shtjefën Gjecovi. Sepse siç thotë ndonjëri prej tyre “ja kështu për rend dhe siguri apo për qetësi”. Porta e KZAZ-së qëndron e mbyllur dhe kushdo që kalon për të hyrë në vendin ku numërohen votat e laçjanëve kontrollohet fillimisht me dedektorë e më pas i nënshtrohet kontrollit fizik. Një kontrolli të tillë i nënshtrohen edhe numëruesit edhe vëzhguesit edhe të huajt.
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3
Qytetarët që kanë ato pak biznese, si dyqane apo lokale ngjitur me vendangjarjen, thonë se skanë parë asgjë. Disa madje as krismat nuk i kanë dëgjuar. Por megjithatë orët që kanë ikur kanë bërë të vetën. Banorët e Laçit pohojnë se kanë dëgjuar se si mund të ketë ndodhur ngjarja, sepse në qytete të tilla si Laçi askush nuk thotë “po unë e di se si ndodhi”. Të vërtetën të gjithë në këtë qytet, kur bëhet fjalë për një vrasje, e hedhin sa më larg. Banorët kanë dëgjuar se viktima ishte konfliktuar me njërin prej burravë të fisit Fufi, që e kishte patur më parë mik. Ja ashtu, për gjëra partish, sepse Gjoni më parë kishte qenë edhe vetë në njërin krah dhe pastaj iku nga krahu tjetër”. Një ditë më parë, viktima kishte ardhur nga Tirana dhe ish-shoku i kishte thënë që të vish më në Lac për të këkruar vota. Dhe ka mjaftuar që ditën e zgjedhjeve ata të shikohen përballë dhe kanë nxjerrë armët dhe të ndodhi ajo që tashmë e dinë të gjithë.