Shembet rruga e re e Elbasan-Tiranë, as bekimi i priftit nuk e shpëtoi (FOTO)

Elbasan- Duket se as bekimi publik që i bëri prifti i kishës së Shën Marisë, Nikolla Marku, nuk e ka forcuar mjaftueshëm rrugën e re Tiranë-Elbasan.
Sot pasdite, një masiv shkëmbinjsh dhe dherash, në skarpatën anës së djathtë të rrugës në anën e Elbasanit, u rrëzua duke bllokuar aksin. Shembja ka ndodhur rreth 600 metra para hyrjes ne tunel, ku si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbi, është bllokuar rruga dhe janë rrezikuar edhe pasagjeret e nje makine, te cilën e ka goditur masivi i shkëmbit.
Shembja ka ndodhur sot pasdite dhe menjëherë është urdhëruar bllokimi i rrugës për makinat dhe trafiku i makinave është devijuar për në rrugën e vjetër të Qafës së Krrabës. Deri në mbrëmje nuk po punohej për zhbllokimin e saj pasi largimi i shkëmbinjve kërkon makineri të rënda. Duket se shkak i shembjes ka qene mos forcimi i nevojshem i skarpatës anësore të rrugës dhe duket se për këtë nuk ka mjaftuar as edhe bekimi që i bëri rrugës se re prifti vetëm dy ditë pas ceremonisë së përurimit nga kryeministri Berisha.
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4