Akuzat për abuzim posti e prostitucion me të mitur, 7 vjet burg për Berluskonin
ITALI- Gjykatësit e seksionit të katërt penal të Gjykatës së Milanos dënuan ish kryeministrin e Italisë dhe njëkohësisht presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni me 7 vjet heqje lirie për akuzat ndaj tij në procesin gjyqësor ‘Rubi’, por edhe për abuzim me postin gjatë kohës kur ishte kryeministër.
Berluskoni u shpall fajtor për krimin e prostituimit minoren, ndërsa më vonë gjykata mori në dorëzim një tjetër dosje për abuzim me postin.
Gjykata ka provuar se Berluskoni kishte paguar për seks me ish-vallëzuesen e një klubi të natës, Karima El Mahroug, (Rubi) kur ajo i kishte më pak se 18 vjec. Vendimi i gjykatës në Milano i ndalon Berluskonit mbajtjen eventuale të ndonjë zyreje politike, por ish-kryeministri ka të drejtë ankese.
Procesi dyvjeçar e ka tronditur Italinë dhe ishte i fokusuar në dyshimet për seancat e seksit “bunga bunga” të miliarderit Berluskoni, në shtëpinë e tij private për pushim jashtë Milanos, kur mbante postin e kryeministrit në vitin 2010.
(e.m/BalkanWeb)