Kriza e borxheve, Italia "falimenton", "shpëton" Spanja

Ngarkesa e borxheve mund të sjellë falimentimi i Italisë, ndërsa Spanja mund ta shmangë një gjë të tillë. Sipas "Think tank-ut" britanik Qendra për Ekonominë dhe Studimet për Biznesin, në një analizë për situatën në Itali dhe Spanjë theksohet se kjo e fundit ka shanse të mira për t`i shpëtuar falimentit ndërsa për Italinë pavarësisht se ka shënuar një rritje ekonomike më të lartë se Spanja ekziston një rrezik më i lartë që të dështojnë në përballimin e pagesave për borxhin. Ndonëse Italia ka vendosur të funksionoi me një buxhet të reduktuar dhe se është zotuar për eliminimin e deficitit prej vitit 2014, vendi ka nevojë për shtyrje në mënyrë që ekonomia të rritet pasi në tre mujorin e parë të këtij vitit rritja e saj ishte vetëm 0.1%. Të mërkurën kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni në fjalën e tij në parlament tha se ekonomia është "e fortë" dhe se bankat ishin "të afta".Por shumë ekonomist mendojnë se ekonomia e tretë më e madhe e e eurozonës rrezikon të dëmtohet nga kriza e borxheve.