E Enjte, 5 Nëntor 2026

Frika nga lufta çon qytetarët në radhë për miell, Haxhiymeri flet për RTSH: Nuk ka vend për panik pasi kemi rezerva, çmimet do të rriten

Gjatë këtyre ditëve fabrikat e miellit në Tiranë po përballen me fluks qytetarësh që kërkojnë të blejnë thasë me miell nga frika e mungesës së furnizimit për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për RTSH-në kryetari i shoqatës së prodhuesve të miellit Adi Haxhiymeri, thotë se nuk ka vend për të tillë panik.

Ndërkohë që kanalet tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë të bllokuara që kur nisi lufta tregtarët kanë nisur të shohin tregjet alternative për të siguruar blerjen e grurit.

Por ndryshimi i tregjeve do të sjell rritje të mëtejshme të çmimit të miellit.

Anija e fundit me grurë që ishte nisur nga Rusia, 13 ditë më parë ka mbërritur këtë të martë në Portin e Durrësit.  Në bordin e anijes ndodhen 3030 tonë grurë rifuxho.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›