E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reuters: Gazsjellësi “Nord Stream 2 AG”, drejt falimentimit

Kompania me bazë në Zvicër, e cila ndërtoi gazjellësin “Nord Stream 2 AG” nga Rusia në Gjermani, është drejt falimentimit. Lajmi është dhënë nga dy burime për Reuters. Bëhet me dije se kompania po përpiqet të zgjidhë kërkesat para përfundimit të afatit të sanksioneve të vendosura nga SHBA.

SHBA-të vendosën sanksione ndaj “Nord Stream 2 AG” javën e kaluar, pasi Rusia njohu dy rajonet e shkëputura me Ukrainën, para se të niste sulmin ushtrarak në të gjithë vendin. Kjo gjë ka shkaktuar një valë sanksionesh ekonomike nga Perëndimi.

Dy burimet, të cilët folën në kushte anonimati, sepse bisedimet për një falimentim të mundshëm janë konfidenciale, thanë se “Nord Stream 2 AG” ka punuar me një këshilltar financiar për mbylljen e disa prej detyrimeve të tij dhe mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në një gjykatë zvicerane së shpejti këtë javë. “Nord Stream 2 AG” nuk iu përgjigj kërkesave për koment nga Reuters.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›