Lufta në Ukrainë, nafta arrin çmime rekord, një barrelë shitet mbi 105 dollarë

Çmimet e naftës u rritën sërish të premten mes shqetësimeve të investitorëve për kufizimin e furnizimeve pasi pushtimi rus i Ukrainës hyri në ditën e dytë.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me më shumë se 2% duke arritur në 101 dollarë për fuçi ndërsa forcat ruse janë pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës bruto pas Arabisë Saudite. Është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.
Evropa merr gati një të tretën e naftës dhe rreth 40% të gazit të saj nga Rusia, pjesa më e madhe e saj rrjedh përmes tubacioneve nëpërmjet territorit ukrainas. Shqetësimet mbeten pasi sanksionet mund të kufizojnë furnizimet dhe të rrisin çmimet në mbarë botën.
Ekonomistët në Deutsche Bank thonë se “ndikim nga lufta dhe çmimet e larta të energjisë do të kishin ekonomitë europiane.Nëse çmimet e naftës do të rriteshin me 50%, Eurozona do të binte në recesion, ne mendojmë që edhe Shtetet e Bashkuara do të kenë këtë pasojë, po ashtu të gjitha vendet aziatike do të ndikoheshin”.
Ndërkohë edhe në Shqipëri, ekonomistët presin rritje të mëtejshme të çmimi të naftës për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Ndonëse Shqipëria në bazë të ligjit, ka rezerva për tre muaj përshkallëzimi I situatës atje do të ndikonte direkt në një rritje të çmimit.
Aktualisht në tregun vendas, nafta po tregtohet në nivele rekord prej 192-194 lekë