E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Bylisi mund Flamurtarin 1-0

Ballshiotet moren dje fitoren e katert ne fushen e vet. Nje jave me pare Bylisi barazoi me Tiranen 1-1

Ne Ballsh humbja qe mori perballe Bylisit mund ti kushtoje shume ekipit te Flamurtarit. Keshtu nese Skenderbeu do te marre tri piket perballe Vllaznise atehere si korcaret ashtu edhe vlonjatet do te ndajne me njeri-tjetrin vendin e pare.

Mjafton 1

Bylisi skuadra modeste nga Ballshi por e drejtuar nga ish-trajneri i Maqedonise Nikola Ilievski eshte shnderruar ne nje pengese te pakalueshme per Flamurtarin. Pasi i eliminoi nga vazhdimi i Kupes se Shqiperise ne turin e dyte madje duke fituar 1-0 ne Vlore - pas barazimit pa gola ne Adush Muca - ballshiotet triumfuan serish ndaj vlonjateve duke shkaktuar nje tjeter shok ne Kategorine Superiore.

Pas nje pjese te pare pa gola ishte mbrojtesi 21-vjecar Bruno Kepi i cili me golin e tij te minutes se 58-te ndash goli i tij i pare sezonal ndash vulosi edhe humbjen e katert ne 15 jave te Flamurtarit te Gugash Maganit. Bylisi mori revanshin e humbjes se fazes se pare po 1-0 nderkohe qe ballshiotet mund te mburren se ne kater ballafaqimet e deritanishme kane fituar dy here me Flamurtarin barazuar nje e humbur po nje.

Humbja e dyte ne transferte

Duket se pas nje serie te gjate pozitive prej pese fitoresh nga java 8-12 vlonjatet nuk po e gjejne dot ritmin pasi kane pesuar dy humbje ne dy transfertat e fundit. Nje hap fals i vlonjateve ndash i katerti ne transferte pas atyre me Teuten Shkumbinin Tiranen e tani me Bylisin ndash e qe rihap me shume se kurre kampionatin ne perfundim te pjeses se pare te tij kur ka mbetur edhe nje jave nga viti 2010. Skenderbeu i vendit te dyte me vetem 3 pike larg Flamurtarit ka shansin e mire qe nese do te fitoje ne Shkoder ndaj Vllaznise te kape serish vendin e pare. Nga ana e tij Bylisi tashme ne kuoten e 15 pikeve ndash te gjitha te marra ne Adush Muca ndash kunder Flamurtarit realizoi fitoren e katert sezonale rikthehet te fitorja pas kater javesh qysh kur triumfoi 3-2 ndaj Shkumbinit ne javen e 11-te.

Teuta mbyll nje sy perballe Beses ne krize

Teuta e nisi mjaft mire sfiden me Besen e Kavajes teksa kaloi ne epersi ne minuten e 26-te me ane te Dostit nderkohe qe u shperbe ne dhjete minutat e fundit si me magji teksa pesoi dy gola duke e humbur sfiden. Ne fakt kjo permbysje e kavajasve mori rruge qe ne minuten e 24-t kur Sefgjini i Teutes u ndeshkua me karton te kuq nga kryesori Bardhyl Pashaj per nderhyrje te gabuar ndaj sulmuesit kavajas Dos Santos si lojtar i fundit. Megjithate Teuta vijoi te luante bukur edhe pas ketij momenti shenoi golin e vet dhe krijoi mjaft raste te tjera ideale per konkretizim. Por ajo qe ne fakt perflitej se ne kete derbi mund te fitonte Besa e Kavajes ngaqe kishte nevoje jetike per pike ndodhi. Me sa duket Teuta ia shleu borxhin Beses per ato ndere qe i ka bere ne te shkuaren e afert dhe te larget kur djemte e detit rrezikonin mbijetesen. Per kavajasit kane shenuar respektivisht Velia ne minuten e 81-te dhe Cikalleshi me penallti ne minuten e 85-te. Penalltine e ka fituar kapiteni kavajas Poci nderkohe qe nje tjeter 11-metersh eshte akorduar per Besen rreth minutes se 70-te topi eshte vene te pika e bardhe per tu ekzekutuar por gjithcka eshte anuluar ne menyre te cuditshme kur kryesori Pashaj i sinjalizuar nga anesori Ergin Doda ka ndryshuar mendim duke akorduar goditje kendi. Nje moment mjaft i diskutueshem megjithate loja ka vijuar per te dhuruar ate permbysje rrokamboleske te kavajasve ne dhjete minutat e fundit te ndeshjes. 3 pike teper te arta per verdhezinjte qe bejne nje hap larg fundit te Superliges ndersa Teuta vijon te kete pozita te rehatshme ne klasifikim.

Kategoria Superiore

17.12.2010

Tirana-Kastrioti 4-0

Shenues Pejic 9 38 Plaku 82 Lila 90

18.12.2010

Teuta-Besa 1-2

Shenues Dosti 26/ Velia 81 Cikalleshi 85 p

Bylis-Flamurtari 1-0

Shenues Kepi 58

19.12.2010

Vllaznia-Skenderbeu

Elbasani-Laci

20.12.2010

Shkumbini-Dinamo

Renditja

Nd. Pike

1. Flamurtari 15 31

2. Skenderbeu 14 28

3. Tirana 15 25

4. Dinamo 14 24

5. Vllaznia 14 24

6. Teuta 15 21

7. Kastrioti 15 17

8. Laci 14 17

9. Shkumbini 14 17

10. Bylis 15 15

11. Besa 15 12

12. Elbasani 14 9

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›