Frike nga recesioni - Kriza e ndertueseve greke

Me 23 te produktit kombetar bruto me te drejte ndertimi cilesohet si lokomotiva e ekonomise greke. Por tani me krizen ne thellim e siper ajo gati sa capitet neper shinat me rrezikun e nje blackout-i me te gjere. Sot kete lokomotive e kane ndaluar dhe nuk marrin asnje mase per zhvillimin i thote DW presidenti i Unionit grek te Ndertuesve te Godinave Dhimitris Kapsimalis i cili sheh nje triptik shume te zymte Apartamente pa banore biznesmene pa para dhe ndertues pa pune.
Dega e ndertimit paralizohet
Shifrat jane shokuese. Vetem ne Athine dhe Pire kane dy vjet qe rreth 200.000 apartamente nuk po gjejne bleres kurse 1.000 kantiere ndertimi ne te gjithe vendin kane heshtur. Investimet per sivjet jane ulur rreth 40 dhe sipas Bankes se Greqise gjate periudhes janar-gusht jane kryer vetem 12.000 transaksione bankare per ndertimin nga 70.000 qe kryheshin mesatarisht per cdo vit para krizes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dimitris Kapsimalis me punetoret e firmesKapsimalis ka frike nga nje rritje e re e taksave te tjetersimit te pronave nga fillimi i vitit tjeter ne kuoten 30 te vleres se tyre qe sipas tij do te jete edhe goditja perfundimtare e deges se ndertimit. Do te kalojme ne nje recesion te vertete dhe mosndertim banesash te reja me pasoja te pallogaritshme per rreth 1 milion te punesuar direkt ose indirekt ne ndertim shpreh shqetesimin ai.
Biznesmenet greke te pakenaqur me bankat
Ndertimi po paguan haracin me te madh te krizes. Biznesmeni i imigracionit Kristo Tona nuk e fsheh pezmatimin e tij Po marr shembullin tim. Kam nje ndermarrje ndertimi. Para nje ose dy vjetesh kisha nje xhiro ekonomike 1.5-2 milione euro ne vit ne ndertim ne te gjithe sektoret. Xhiroja ka rene tani ne 250-300 mije euro. Tona shperthen kunder bankave qe nuk e leshojne me parane ose sic thote tregojne dhembet e kapitalizmit monetar dhe mundohen te mbledhin gjithcka ne doren e tyre.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Punetoret e ndertimit gjate nje pushimi
Bankat kane ne dore nje rubinet dhe nuk e mbyllin pak nga pak qe te lajmerojne njerezit se po pritet uji por e mbyllen nje here e mire. Kristoja nuk e fsheh se ka marre kredi dhe nuk eshte cudi qe nje pjese te pasurise se hipotekuar ta humbase ne kete krize qe ai per veten e tij e quan krize likuiditeti por jo edhe psikologjike apo frike qe mund te jete per te tjeret.
Solidaritet ne krize
Kristo Tona nuk ka pushuar asnje person nga personeli i tij. Une nga natyra jam optimist. Mundohem te ndajme ne menyre kolektive aq pune sa kemi edhe aq leke sa kemi duke filluar te shkruaje secili cfare nuk ka marre nga ndermarrja me shprese se nje dite do te hapet puna. Kristo Tona ka besim se mund te filloje nga e para me kapitalin e pervojes qe ka. Nje optimizem qe e ndan me gjithe ekipin e tij ne kantierin e ndertimit te nje banese ne Korinth 150 km larg rezidences se tij.
Pershtypjet e emigranteve shqiptare
Ne si ndermarrje nuk jemi edhe aq keq thote Fadil Vulaj nga Shkodra marangoz prane Kristos per 14 vjet qe nderkohe i vjen keq qe shume nga patriotet nuk gjejne pune dhe ikin per Shqiperi. Ne Shqiperi nuk iki tashti per tashti. Ishalla behet me mire thote dhe Ramazan Mema nga Elbasani qe e konsideron veten me fat pavaresisht se merr vetem nje pjese te parave me shpresen se do te kaloje kriza e flamosur dhe do te marre edhe pjesen tjeter te punes se kryer. Per gurregdhendesin Pellumb Metushi nga Fieri guri nuk gdhendet kollaj por edhe kriza nuk kalohet lehte. Dihet ajo. Veshtiresi ka kudo. Dhe ne Shqiperi. Nuk eshte vetem ne Greqi kriza.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i Federates se Ndertuesve te Greqise Janis PasullasSe per shume te tjere gjerat jane akoma me te veshtira kur 1 ne cdo 11 banore sipas nje studimi te Universitetit te Athines siguron ushqimin nga racionet falas te kishes dhe bashkise. Si ndertuesi tashme i papune Spiro Strati nga Saranda. Kam 12 vjet qe kam punuar ne kalluposje. Kam tre vjet pa pune. Vijme verdalle. Vijme ketu se skemi ku hame buke. Nuk e di se si do te perfundoje kjo pune. Ndertimi sic i punesoi po keshtu edhe i cpunesoi imigrantet qe tani shtojne me shume se cdo kategori tjeter radhet e te papuneve.
Presidenti i Federates se Ndertuesve te Greqise Janis Pasullas shpjegon se nga 115.000 ndertues te siguruar 70.000 jane te papune. Ndaj shohim kohet e fundit qe nje pjese e kolegeve imigrante vecanerisht koleget shqiptare marrin rrugen e kthimit per ne atdheun e tyre thote Pasullas i cili sheh dhe nje rryme tjeter emigrimi ate te ndertuesve greke drejt Rusise Rumanise dhe vendeve arabe.
Autor Niko Anagnosti/Athine
Redaktoi Lindita Arapi