Frike nga uragani evakuuohen 2 mln persona ne SHBA

Më shumë se dy milionë njerëz në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara kanë marrë urdhërin e evakuuimit, ndërsa uragani Irene afrohet me erëra që kapin shpejtësinë e 150 km në orë. Një urdhër i paprecedentë evakuuimi është dhënë edhe në Nju Jork, nga kryebashkikau Bloomberg, për çerek milioni njerëz që jetojnë në pjesë të ulta të qytetit.
E ndërsa ka shkuar në shtatë numri i shteteve lindore që kanë shpallur gjendjen e alarmit për shkak të uraganit, presidenti Barack Obama ndërpreu pushimet e tij në ishullin Vreshtat e Martës dhe ka paralajmëruar se uragani Irene mund të hyjë në histori. Ai u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për të përballuar Irenën, uraganin e parë të sezonit në brigjet e Atlantikut.
"Mos prisni, mos vononi. Ne kemi shpresa për më mirën, por duhet të përgatitemi për më të keqen. Të gjithë duhet ta marrim seriozisht këtë stuhi”-tha Obama.
Qendra kombëtare e Uraganëve e uli shkallën e fuqisë së Irene, në kategorinë 1, nga dy që ishte më parë, por thotë se shpejtësia e erërave që do të sjellë sërish është mjaft e madhe. Qendra thotë se Irene pritet të dobësohet ndërsa do të godasë brigjet e Karolinës së Veriut të shtunën pasdite, por parashikohet që të mbetet i rrezikshëm gjatë lëvizjes përgjatë brigjeve të Atlantikut gjatë së dielës.
Juli Prifti