Prezantohet Nasri Titulli kampion objektivi kryesor

Manchester City ka prezantuar Samir Nasri, i cili është dhe blerja e fundit e klubit anglez në këtë merkato. Mesfushori francez u tranferua mes shumë polemikash nga Arsenali për 24 milion paund, ndërsa me skuadrën e are ai ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Duke folur për herë të parë si futbollist i Manchester City, Nasri ka bërë të ditur se skuadra e tij e re do të arrijë të fitojë titullin kampion në këtë sezon të Primera Division.
"Jam shumë i lumtur që më në fund arrita të tranferohem këtu. Gjatë seancës së parë stërvitore vura re të gjithë kualitetin e skuadrës dhe u binda për zgjedhjen time. Tani dua të ndihmoj skuadrën në objektivin kryesor që është titulli kampion” është shprehur Nasri.
Në dy javët e para të kampionatit anglez Manchester City ka marrë pikët e plota, duke konfirmuar veten si një nga favoritët për trofeun më të rëndësishëm të Premier Ligës. Por, tani trajneri Roberto Manchini do të ketë në dispozicion edhe shërbimet e Nasri që pritet të debutojë në ndeshjen e së dielës në fushën e Tottenham.
“Nasri është një futbollist me shumë cilësi dhe jam i bindur se do të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës. Kampionati sapo ka filluar dhe deri në fund është një rrugë e gjatë për t’u përshkuar. Por e rëndësishme është që kemi bërë një nisje të mirë dhe kemi prezantuar veten në garën për titull”, ka thënë Mancini. Samir Nasri është goditja e dytë e madhe në merkanton e Manchester City, pas sulmuesit argjentinas Sergio Aguero.
Nertan Prifti