Zjarret BE i vjen ne ndihme Greqise
Franca, Italia and Spanja dërguan aeroplanë për të ndihmuar Greqinë të shuajë zjarret që kanë përfshirë veriun e saj. Komisioni Europian njoftoi se ndihma është dërguar në kuadër të mekanizmit të BE-së për menaxhimin e krizave, pas një kërkese formale të Athinës.
Ndërkohë, skuadrat e zjarrfikësve në Greqi kanë shtuar përpjekjet për të kontrolluar vatrat e flakëve, më e madhja në prefekturën verilindore të Evros në afërsi me kufirin turk. Zjarri në këtë prefekturë ka shkaktuar edhe vendosjen e gjendjes së emergjencës.
Prefekti i Evros vendosi gjendjen e alarmit, pasi përpjekjet për të shuar flakët nuk dhanë rezultat as në ditën e tyre të tretë radhazi. Mijëra hektarë pyjorë janë djegur dhe flakët kërcënojnë dy fshatrra në zonë. Kila dhe Melia janë evakuuar pasi flakët janë duke mbëritur pranë shtëpive. Edhe ushtria greke është angazhuar për të të ndihmuar, me gjashtë helikopterë që marrin pjesë në operacione.
"Unë isha i fundit që u largova nga fshati. Për fat të keq, tani nuk dimë më asgjë se çfarë po ndodh pasi nuk na lejojmë të kthehemi atje. Nga sa na është thënë, flakët arritën muret e shtëpive tona, por na thonë se nuk ka dëme të mëdha”-tha Lefteris Kapsiadis, banor i fshatit Kila.
Zjarret vazhdojnë edhe në të paktën dhjetë vende të tjera në Greqi, të favorizuara nga erërat e fuqishme. Deri më tani, nuk janë raportuar lëndime tek banorët e zonës. Zjarret e pllakosin Greqinë, gati çdo verë, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Sidoqoftë, dëmet e shkaktuara janë zvogëluar pasi autoritetet kanë nisur të përgjigjen më shpejt vitet e fundit, krahasuar me zjarrin e vitit 2007 në gadiushilline peloponezit ku humbën jetën të paktën 67 persona.
Juli Prifti