Frikë nga zgjedhjet e parakohshme

Organizatat që mbështesin zhvillimin e demokracinë në vend kërkojnë që zgjedhjet të mos mbahen pa u përmbyllur reforma zgjedhore.
Në KDI dhe D4D kanë thënë se zgjedhjet që do të mbaheshin para afatit kushtetues do të kishin kosto për demokracinë.
Ismet Kryeziu ka thënë se në të tillë situatë do të kishte ulje të interesimit për votim, dhe se vendi do të përballej me një proces jo të besueshëm, që për prodhim do të kishte institucione me legjitimitet të diskutueshëm, shkruan koha.
Për të evituar këtë, Leon Malazogu ka thënë se PDK-ja do të mund ta merrte ne qeveri AAK-në.
Sipas tij, reformat dhe ligji i ri zgjedhor duhet të përfundojnë më së voni 6 muaj para zgjedhjeve./Indeksonline/