PDK e ndarë rreth kuvendit zgjedhor

Përpjekja e sekretarit të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta shtyjë Kuvendin e partisë deri në lirimin e nënkryetarit Fatmir Limaj, duket se është “mision i pamundur”.
Bashkëpartiakët e tij e shohin si të pamundur shtyrjen e Kuvendit zgjedhor, në kohen kur janë bërë të gjitha përgatitjet. Madje sipas tyre, tash kur ka mbetur vetëm një javë nga Kuvendi, akrobacionet e tilla konsiderohen jo serioze dhe te rrezikshme.
Njëri nga bashkëpunëtoret me të ngushtë të kryeministrit Hashim Thaçi, Adem Graboci, ka deklaruar për “Zëri” se Kuvendi do të mbahet ashtu siç është parapri, me 26 janar, dhe se nuk do të behët ashtu siç ka kërkuar Jakup Krasniqi. /Indeksonline/