E Hënë, 2 Nëntor 2026

Frikë për ish-interistin Lucio, përfundon në terapi intensive

Frikë e madhe për Lucio-n, protagonistin e skuadrës së Interit që fitoi “Tripletën” në vitin 2010. Ish-mbrojtësi brazilian, tashmë 47 vjeç, siç raporton Globoesporte, është shtruar të enjten në repartin e terapisë intensive të një spitali në Brasilia për shkak të djegieve në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuar nga një aksident në familje.

“Gjendja e pacientit është e qëndrueshme, i vetëdijshëm dhe nën kujdesin e një ekipi mjekësor”, thuhet në buletinin e fundit mjekësor të institucionit. Ai po merr monitorim të specializuar mjekësor për trajtimin e djegieve. Lucio i dha lamtumirën futbollit në vitin 2020, në moshën pothuajse 42-vjeçare.

Ish-mbrojtësi i Bayern, Leverkusen, Sao Paulo, Palmeiras dhe Inter (gjithashtu katër paraqitje për Juventusin nga korriku deri në dhjetor 2012), luajti në dy sezonet e fundit me Brasiliense. Kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, Lucio fitoi Serinë A, Kupën e Italisë, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube me Interin dhe tre tituj të Bundesligës. Në kombëtare, përveç Botërorit, fitoi edhe dy Kupa të Konfederatave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›