Frikë për largimin

01/02/10 03:42
Erioni dhe Bertina diskutojnë për nominimin. Bertina thotë se bota është portokalle, duke lënë të nënkoptojë shumë gjëra. Erioni mendon se të paktën ajo duhet të vlerësojë faktin që arriti të futej në shtëpinë e Big Brother, kjo nga votimi i popullit. Ai shton se vetë i bëri mirë llogaritë, por sipas Bertinës, kjo ska të bëjë fare me llogaritjet pasi është cështje fati. Erioni përpiqet ta qetësojë duke i thënë se më të rrezikuara janë Valentina dhe Graciela sesa ajo dhe e siguron se nuk do dalë. Sipas tij, e rëndësishme është që të kalojë këtë javë se më pas, ajo nuk do dalë më në nominim. Kurrë mos thuaj kurrë- ia kthen ajo, por Erioni mendon se ka të tjerë që nuk kanë se ctë japin më, ndërsa ajo ka ende shumë dhe smund të ikë kur sapo erdhi. Bertina thotë me shaka se e vetmja gjë që i ka mbetur pa treguar, është kërcimi modern.