E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frrok upi per Wikileaks Perdorimi i atyre informacioneve eshte i gabuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vlerësojnë si të dëmshme informacionet që rrjedhin nga Wikileaks.

Analisti Frrok Çupi thekson se përdorimi i atyre informacioneve është i gabuar.

Sipas tij, kjo informacionet nga kjo platformë ka gjetur tek mediat shqiptare oazin e fundit.

Ai sjell në vëmendje edhe konsideratat e gazetarëve dhe editorialistëve në botë, të cilët kanë nënvlefsuar Wikileaks.

Për Çupin, ambasadori Arvizu nënvleftësoi gjithçka del nga Wikileaks.

Pak ditë më parë, 5 mediat më prestigjoze në botë, përmes një deklarate të përbashkët refuzuan të publikojnë informacione të tjera, prejardhja e të cilat të ishte nga Wikileaks.

Frrok Çupi thotë se edhe mediat shqiptare duhet të ngrihen në këtë nivel përgjegjshëmrie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›