Partnerja që meshkujt dëshirojnë
TIRANE- Meshkujt te femra nuk kërkojnë vetëm të dashurën, por edhe një shoqe, një përkrahëse, një person që do t'i mbështesë dhe do të jetë pranë tyre. Prandaj është shumë me rëndësi që të lini përshtypje të parë të mirë dhe të dini se çfarë duan meshkujt që të keni vetëbesim.
* Femrat duhet ta kenë të qartë se meshkujt nuk duan persona të bezdisshëm. Ata i respektojnë femrat, të cilat kanë jetë personale dhe miq të tyre me të cilët ato dalin kur ai ka nevojë për hapësirë vetëm për vete, në rastet kur, p.sh., dëshiron të ndjekë ndonjë ndeshje me miqtë e tij.
* Edhe pse ekspertët e lidhjeve këshillojnë se nganjëherë është mirë që edhe femrat të bëjnë hapin e parë, më së shumti këtë duhet t'ua lini meshkujve. Ata duan të marrin iniciativën dhe të vendosin kur është momenti i duhur që t'u ftojnë të dilni.
* Gjërat e vogla e ndërtojnë jetën. Në çdo moment tregoni se interesoheni për të dhe 'përkëdheleni' me shenja të vogla të vëmendjes, por mos e teproni.
* Tregoni efektin tuaj seksipil, josheni duke zbuluar atributet tuaja, por, kuptohet, mos jini sulmuese. Imagjinatën e mashkullit më së shumti e nxit një dekolte që shihet pak nën fanellë, më shumë sesa një dekolte që thuajse zbulon gjithçka.
* Në një takim të parë asnjëherë mos tregoni se jeni të gatshme të përfundoni me të në krevat. Por lëreni situatën të rrjedhë me spontanitetin e vet.
* Secili mashkull e dëshiron pranë vetes një femër të cilën e respekton dhe e cila gëzon respektin e të tjerëve.
* Qëndroni pranë tij kur ai ka nevojë për ju, sepse meshkujt te partnerja kërkojnë edhe një
mikeshë.
* Mos e lejoni veten që ta lodhni me telefonata dhe t'i dërgoni qindra mesazhe në ditë. Diçka të tillë nuk e dëshiron askush. Po ashtu, mos e pyesni vazhdimisht për të ardhmen.
* Nëse dëshironi një mashkull të kulturuar dhe me edukatë, atëherë ekspertët rekomandojnë që t'u kushtoni vëmendje sjelljeve tuaja.
(m.a/S.pages/BalkanWeb)