E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Nuk kemi ngritur asnje grup hetimi per kabllogramet e Wikileaks-it

Duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media.

“Prokuroria Shqiptare gjen rastin të shprehë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese dhe fton median, si aleate natyrale dhe bashkëpunuese në denoncimin e rasteve të korrupsionit e abuzimeve të ndryshme, të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë”, citon deklarata përkatëse e Prokurorisë lidhur me një fakt të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›