Frutikultura me prodhim të kënaqshëm, krahas vjeljes, fermerët nisin edhe përpunimin e frutave

Dikur thuhej se thana është fruti që piqet i fundit, por këtë vit, ndoshta edhe nga vera e nxehtë, është pjekur më herët.
Halim Elezi, njëri prej fermerëve të Kukësit, ka nisur drumbullimin e saj. Pas dy javësh fermentimi, tashmë po piqet rakia e thanës.
“Ka treg si frutë, shitet kështu nga pak. Edhe rakia është cilësore dhe e ka çmimin të mirë.”
Një kazan rakie që funksionon edhe me dru, edhe me gaz, dhe me një teknikë që kërkon specifika gjatë trajtimit e pjekjes.
“Kur të rritet temperatura, ajo fillon e merr valë. Ka këtë levën për ta përzier, sepse thënat janë problematike – thënat kanë koka të vogla dhe ngjiten. Ndërsa me levë i trazon që të marrin valë mbrapa. Nuk ngjiten më, sepse marrin valë.”
Thotë se rakia e thanës duhet të piqet dy herë. Për vetë vlerat kurative që ka thana, rakia e saj është ndër më të kërkuarat.
Pas thanës dhe përpunimit të saj, Halimi po bën gati edhe fermentimin e kumbullës, për të cilën ka nisur vjelja ditë më parë.
“Pjekja njëherë ka vështirësi më shumë se rrushja apo kumbulla, sepse duhet të zihet dy herë. Pas kësaj, nxirret alkooli tamam siç duhet. Nuk paguan shumë, paguan pak, sepse duhet të mblidhen thëna të mira – rreth 25 kg për të nxjerrë 1 kg raki. Ndërsa këto të tjerat, si rrushja apo kumbulla, me 10 kg ose me 8 kg nxjerrin rakinë.”
Ka më shumë se 300 rrënjë me kumbulla dhe këtë vit shpreson të marrë një prodhim që varion nga 30 deri në 40 kilogramë kumbull për çdo rrënjë. Problem mbetet tregu.
Ndryshe nga kumbullat, rrushi është frenuar pak në prodhim. Halimi thotë se shkak ishin temperaturat e larta.
Thotë se frutikultura kërkon kohë dhe mund. Ndaj mundohet që t’ia arrijë të menaxhojë volumin e punës në parcelat e tij me dru frutorë dhe vreshta. Ai i ka pothuajse të gjitha llojet, përjashtuar vetëm agrumet – limon dhe portokall.
/rtsh.al/