E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Çorrush të Mallakastrës, digjen ullinj shekullorë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë fshatin Çorrush në Bashkinë Mallakastër.

Dyshohet se një shkëndijë elektrike pranë kabinës elektrike ka qenë shkaku i flakëve që përshkuan zonën.

Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përshkuar rreth 1 hektarë sipërfaqe, duke dëmtuar mbi 15 pemë ulliri shekullore.

Këto ullishte përbëjnë një pasuri të çmuar për banorët e zonës, jo vetëm për prodhimin bujqësor, por edhe si trashëgimi e gjeneratave.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur fikjen e zjarrit në kohë, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe duke vënë situatën nën kontroll.

Autoritetet lokale kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa banorët janë bërë apel për kujdes të shtuar, sidomos në periudhën e verës kur temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›