E Diel, 1 Nëntor 2026

Fryme e re ne Kishen Ortodokse Serbe ne Kosove

Kete faqe te re e hapi vizita e pare zyrtare e peshkopit te ri te Rashkes dhe te Prizrenit Teodosije se bashku me igumanin e Manastirit te Decanit Sava Janjiq ne komunen e Decanit.

bdquoKisha ashtu si i takon gjithmone ka qene e hapur per shoqerine ne te cilen jeton. Ne kemi pasur kontakte me komunen edhe me pare dhe vazhdimisht tek ne kane ardhur perfaqesues te institucioneve te Kosoves. Ka kaluar mjaft kohe nga ngjarjet e luftes eshte ndertuar nje mirebesim dhe une jam i lumtur qe vertet ekziston vullneti i mire dhe gatishmeria nga te dyja palet dhe shpresojme qe keto marredhenie te zhvillohen me tej. Ne si manastir respektojme zakonet vlerat dhe rregullat dhe jemi gjithmone te hapur per komunen tone per njerezit qe jetojne ketu sepse ne i perkasim kesaj komune dhe deshirojme qe popullata e ketushme Manastirin e Decanit ta shohe si te vetin thote igumani i Manastirit te Decanit Sava Janjiq.

Ndryshime qe duhej te kishin ndodhur vite me pare

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Manastiri i Decanit. Kryetari i Komunes se Decanit Rasim Selmanaj thote se do te vazhdoje te luaje rolin qe i perket si kryetar i komunes ne ndertimin e metejshem te marredhenieve.

bdquoManastiri eshte objekt fetar ne komunen e Decanit dhe ne si te tille e respektojme dhe e ruajme. Mirepo mendoj se ka ardhur koha per ndryshime qe do duhej te ndodhnin para shume vitesh dhe Manastiri i Decanit te jete shtytje e zhvillimit ekonomik apo thene me ndryshe ndihmese e hapjes se rruges se zhvillimit te turizmit ne komunen e Decanit konkretisht per projektin tone prioritar rruga Decan-Plave.

Nje merite e vecante ne perparimin e marredhenieve komune-manastir i takon ambasadorit novergjez Serre Johan Kvale i cili ne mbyllje te misionit te tij ne Kosove ishte pjese e vizites se pare te perfaqesuesve te kishes ortodokse ne institucionet e Kosoves pikerisht ne komunen e Decanit.

Dhe kjo nuk ishte aspak e veshtire sepse ekzistonte vullneti i mire nga te dyja anet dhe une jam krenar qe jam mik i te dyja paleve. Mua kjo me ben shume te lumtur sepse e shoh se ajo per te cilen kemi punuar nje kohe te gjate po ndodh para nesh gje e cila eshte shume e mire mendon z. Kvale i cili jo fort larg u shpall edhe Qytetar Nderi i Decanit.

Ardhja e peshkopit Teodosije sjell ndryshime pozitive

Vizita e pare dy javesh ne Komunen e Decanit shenon edhe daljen e pare zyrtare te perfaqesuesve te Manastirit te Decanit ne komunen e tyre por edhe daljen e pare zyrtare te perfaqesuesve te Kishes Ortodokse te Kosoves. Dhe mbyllja ne vete per 12 vjet u be per shume arsye thote igumani i Manastirit te Decanit Sava Janjiq i cili megjithese permend se sulmet e disa individeve ndaj Manastirit kane ndikuar ne pasigurine e murgjve shpreh bindjen se prapa tyre nuk qendron popullata e ketushme e cila kete manastir e ruajti me shekuj. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i Komunes se Decanit Rasim Selmanaj.

bdquoNdersa nder pengesat kryesore te mbylljes sone ka qene qendrimi i peshkopit tone te meparshem Artemije i cili praktikisht ka dale nga Kisha Ortodkse Serbe dhe ka formuar nje sekt ne vete. Me ardhjen e Peshkopit te tanishem Teodosije njeri i matur dhe konstruktiv bashkepunimi i dioqezes sone me Bashkesine Islame dhe Kishen Katolike eshte permiresuar dukshem sikurse edhe hapja jone ndaj shoqerise ne te cilen jetojme. Tashme kemi hyre ne nje periudhe kur pavaresisht statusit vertet deshirojme te deshmojme se Kisha Ortodokse e Kosoves do te jete nje pjese e mire dhe konstruktive e kesaj shoqerie me shpresen se rolin tone do ta njohin edhe te tjeret do na ndihmojne dhe do na respektojnebdquo- thote igumani i Manastirit Sava Janjiq.

Decanasit ende kujtojne mangesite e vazhdueshme si pasoje e politizimit te cdo levizjeje pergjate zones ku shtrihet manastiri sidomos pas shpalljes se Zones se Vecante ne 2005.

Projekte te perbashketa mes komunes dhe manastirit

Nisur nga disa raste ne te kaluaren ne Kosove eshte krijuar bindja se Manasitiri i Decanit eshte shnderruar ne pengese per zhvillimin e komunes. Nje perceptim i gabuar ky sipas igumanit Janjiq bdquoPerkundrazi Manastiri i Decanit perfaqeson nje nder burimet me te rendesishme te kesaj komune dhe ai gjithsesi do te jete burim i zhvillimit ekonomik te kesaj hapesire sepse fale ketij monumenti fetar vijne njerez nga mbare bota e te tjere mesojne ku eshte Decani. Nje nga treguesit me te qarte se Manasitiri nuk eshte pengese per zhvillimin ekonomik te komunes eshte investimi qe vjen se shpejit ne hidrocentrale me instalime nentokesore ne kete zone nga kompania austriake KELKOS. Ky eshte njeri nder investimet me kapitale ne Kosoven e pasluftes i cili do te ndikoje ne zhvillimin e komunes se Decanit dhe ne permiresimin e sistemit elektroenergjetik te Kosoves ne pergjithesi.

Sidoqofte popullata e ketij rajoni Manastirin e Decanit e konsideron pjese te veten dhe vizita e perfaqesuesve te tij ishte e natyrshme. Ata duan te besojne se mosmarreveshjet kanembetur ne te kaluaren dhe me hapjen e nje faqeje te re Komuna dhe Manastiri bashkarisht do te hyje ne rrugen drejt nje te ardhmeje me te mire per te gjithe.

Autore Ajete Beqiraj

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›