E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Meritojme udherrefyesin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka takuar në Bruksel komisioneren për Punë të Brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom, me të cilën ka diskutuar për sfidat e sundimit të ligjit në Kosovë, arritjet e Qeverisë në këtë fushë dhe për progresin të cilin Kosova e ka arritur gjatë këtyre muajve, të cilat do të merren në konsideratë në Raportin e Progresit të BE-së.

Gjatë takimit, sipas RTK-së, u tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten sfidat esenciale me të cilat Kosova do të ballafaqohet.

Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë e Kosovës për rrugëtim drejt BE-së, por tha se Kosova dëshiron trajtim të barabartë dhe se patjetër që duhet të meritohet çdo integrim në BE. Gjithashtu zëvendëskryeministri Kuçi tha se udhërrëfyesi për liberalizim e vizave është tanimë i merituar nga ana e institucioneve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›