Frika per kursimet - Greket zbrasin llogarite bankare

Vangelis Kritikoacutes ka shume pune. Ky sipermarres i cili parate e para i ka fituar ne Gana te Afrikes para 12 vjetesh ka krijuar nje shoqate per mbrojtjen e kredimarresve dhe aksionereve te vegjel. Ai i ndihmon njerezit per dalje nga borxhet dhe keshillon ata te cilet kane para ne banka.
bdquoNe fillim jane te pasurit ata te cilet i nxjerrin parate e tyre dhe i investojne ne vende te tjera jo vetem per shkak te krizes por edhe per faktin se atje nuk paguajne tatime si ne Greqi. Nderkohe edhe qytetaret e thjeshte po i nxjerrin nga bankat parate e tyre. Ka madje edhe te tille te cilet parate i fusin ne dhe neper kopshte apo vende te tjera. Nderkohe qe shume te tjere i nxjerrin kursimet per te mbijetuar. Kjo do te vazhdoje thote Kritikos.
Frike nga falimentimi i shtetit
Shoqata greke e bankave ka perseritur edhe nje here se kursimet deri ne 100.000 euro jane te sigurta. Megjithate shume greke jane te brengosur nga mundesia e falimentimit te shtetit. Hapja e kontove ne vendet tjera evropiane nuk mund te pengohet keshtu qe ne Qipro apo Zvicer nderkohe jane derguar miliarda euro nga Greqia. Te tjeret me shume preferojne ti mbajne parate ne shtepi apo te investojne ne aksione te sigurta thote analisti Vangelis Haratsis.
bdquoNjerezit kane frike nga humbja e kursimeve dhe pasurise. Edhe ata qe kane ne banke vetem 20.000 apo 30.000 euro po kerkojne alternativa tjera mundesisht pa rreziqe. Aksioneret qe duan siguri me se shumti blejne letra me vlere te shtetit gjerman. Ndersa ata qe duan me shume perfitime investojne ne aksione te sipermarrjeve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Renie e besimit - Agjencite e vleresimit e kane ulur renditjen per bankat greke. Bankat perballen me problemin e likuiditetit
Bankat ne Greqi po perballen me problemin e mungeses se parave per qarkullim te perditshem. Prej shperthimit te krizes financiare ka rene me 45 miliarde sasia e parave ne banka. Ne qofte se njerezit edhe me tej nxjerrin kursimet e tyre shume banka kercenohen nga falimentimi thote Vangelis Haratsis. Sipas tij bankat greke kane probleme te medha ne shume sektore si mungesa e aftesise kreditore dhe renditja me e ulet tek agjencite e vleresimit.
Vangelis Kritikoacutes sheh edhe nje problem tjeter ate me politiken e tatimeve qe shume qytetare i ka shtyre te mbyllin llogarite e tyre ne banka.
Autor Jannis Papadimitriou / Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani