E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatarët francez i "dhurojnë" presidentit Sarkozy një arkivol

Bujqit dhe fermerët kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale proteste për të kundërshtuar politikat qeveritare. Bujqit francezë i kanë dërguar një arkivol presidentit Nicolas Sarkozy, në shenjë proteste ndaj politikave bujqësore të qeverisë franceze.
Megjithatë, arkivoli kaloi më parë në duart e agjentëve të sigurisë, të cilët pas kontrolleve të kryera u siguruan se nuk përbëntë asnjë rrezik.
Në arkivol, i cili ishte prodhuar prej një tipi druri cilësor, ishin futur prodhime karakteristike të agrikulturës franceze, si grurë, elb, patate, qumësht dhe mish.
Brënda arkivolit ishte vendosur edhe një letër nga Federata Rajonale e Sindikatave të Bujqëve në të cilën flitej për falimentimin e sektorit në fjalë. Para një muaji prodhuesit francezë të qumështit patën protestuar për të njëjtën çështje ndaj qeverisë franceze. Fermerët francezë derdhën me tonelata qumështi në fushat dhe arat e papunuara për shkak të krizës ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›